Ballina Lajme Dështoi edhe kjo seancë e sodit.

Dështoi edhe kjo seancë e sodit.

0
SHPËRNDAJE

Vazhdimi i seancës për demarkacionin në mungesë të votave është shtyrë për javën e ardhshme.

Kështu bëjnë të ditur burime të MerrLajm. Shtyrja e seancës për javën e ardhshme ka ardhur pas një mbledhje të mbajtur ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me shefat e grupeve parlamentare.

Seanca e sotme ishte tentativa e tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli një ditë më parë u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend, megjithëse koalicioni qeverisës ende nuk i kishte siguruar votat e mjaftueshme.

Për miratimin e demarkacionit nevojiten 2/3 e votave, ose 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Edhe ambasadori Greg Delawie si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova kishin bërë thirrje për miratimin e demarkacionit.

Ndryshe, sot në Prishtinë po qëndron një delegacion i lartë i Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here