Ballina Lajme Kapen mbi 600 kg kokainë në Durrës

Kapen mbi 600 kg kokainë në Durrës

0
SHPËRNDAJE

Në Shqipëri një operacion i përbashkët i Policisë dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda çoi në sekuestrimin gjatë natës, në Portin e Durrësit, të një sasie rekord kokaine. “Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ardi Veliu, duke shpjeguar se “hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here