Ballina Lajme Lista Serbe nuk duhet ta votojë Demarkacionin

Lista Serbe nuk duhet ta votojë Demarkacionin

0
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka deklaruar sot, se Lista Serbe nuk duhet të votojë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, pasi sipas saj, deputetët serb në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë autorizim prej askujt për ta mbështetur demarkacionin.

Sipas Trajkoviq, “hyrja e Listës Serbe në në projektin e demarkacionit në thelb do të thotë legalizim i Kosovës si vend kufitar me Malin e Zi si dhe anulimin e shtetit të Serbisë në këtë kufi”

Ajo beson se përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të marrin një vendim të tillë.

“Nga deputetët e Listës Serbe askush nuk është i autorizuar të merret me çështje shtetërore, ata nuk duhet të merren me të, për shkak se ata për fat të keq nuk dinë asgjë për çështjet e mbijetesës së serbëve në Kosovë. Në këtë kontekst, unë nuk pres nga Lista Serbe për të votuar dhe për të pranuar përgjegjësinë, për demarkacionin”, tha Trajkoviq, për Radio Kim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here